Sport

Flamengo: Ende nuk është arritur marrëveshja me Milanin për Paquetan

Drejtori sportiv i Flamengos, Carlos Noval, i ka konfirmuar negociata me Milanin për Lucas Paqueta, mirëpo ka thënë se ende nuk janë mbyllur.

21-vjeçari thuhet se ka arritur marrëveshje që të kalojë te gjiganti italian për vlerën e 35 milionë eurove.

“Ende nuk është një marrëveshje e kryer me Milanin, ne preferojmë të flasim vetëm kur të mbyllen gjërat”, ka thënë drejtori i Flamengos.

“Jem në bisedime. Negociata po vazhdojnë, mirëpo ende nuk janë mbyllur”.

“Nuk mendoj se do të arrihet marrëveshja para dy javëve”.

Shuma e 35 milionë eurove do ta bëjë Paquetan lojtarin më të shtrenjtë të transferuar ndonjëherë në Serie A.

Milani është duke e fituar betejën me Paris Saint-Germainin dhe Liverpoolin për talentin brazilian. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli