Aktuale

Fleckenstein: Nëse politikanët nuk bien dakord atëherë të pyeten qytetarët

Raportuesi i Parlamentit Evropiani Knut Fleckenstein këmbënguli në votimin e reformës në drejtësi të enjten e 21 korrikut.

Në një konferencë për median pas takimeve të ndara që zhvilloi me tre liderët kryesore të politikës shqiptare Flecekstein këmbënguli mbi gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për palët mbi bazën e propozimit hibrid të pranuar edhe nga SHBA, BE dhe kancelarja gjermane Angela  Merkel.

“Ne vërtet presim që Kuvendi të votojë për këtë reformë të enjten. Ne, dhe, kur the ne nuk e kam fjalën për një parti por të gjithë Parlamenti Evropian, shpresojmë se do të ketë një votë Pro për reformën. Ka ardhur koha për të vërtetën dhe unë dëshiroj kush është pro dhe kush është kundër saj. Nëse ka mbetur një gjë e vogël dhe politikanët nuk bien dakord me njëri- tjetrin atëherë duhet të pyeten qytetarët. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndryshim ligji. Nëse zbatimi bëhet i kësaj reforme bëhet siç duhet për Shqipërinë do të ketë një ndryshim cilësor dhe shpresoj që ky ndryshim të nisë të enjten”, tha Fleckenstein.