Aktuale

Flet Hoyt Brian Yee: Nuk ka më lojëra me kufijtë në Ballkan

Prania amerikane dhe interesi i SHBA në Ballkan mbetet i fortë dhe Uashingtoni nuk ka ndryshuar politikën për rajonin tha në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” zv/ndihmës sekretari i shtetit për çështjet e Evropës Juglindore, Hoyt Brian Yee. Ai thotë se çështja e ndjeshme e kufijve ekzistues është e përcaktuar dhe nuk është objekt diskutimi.

“Prania amerikane dhe interesi për Ballkanin Perëndimor mbetet i fortë. Politika jonë nuk ka ndryshuar. Ballkani Perëndimor do të ketë stabilitet dhe prosperitet, do të bashkohet me Europën dhe do të jetë një partner i fuqishëm në luftën kundër terrorizmit dhe interesave të tjera të përbashkëta, do të ndihmojë për të bërë Amerikën më të sigurtë, do të forcojë ekonominë amerikane dhe do të garantojë paqen në rajon.

Për të arritur këtë qëllim, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të angazhohen për reforma të thella të nevojshme për të dhënë qytetarëve qeverisje të mirë, siguri dhe më shumë vende pune”-theksoi Yee.

Në përgjigje të pyetjes për “Shqipërinë e Madhe”, zyrtari amerikan sqaron se Uashingtoni kundërshton çdo retorikë nacionaliste nga çdo drejtim që ajo vjen dhe fton krerët e Ballkanit Perëndimor për të shmangur fjalimin nacionaliste dhe përçarëse dhe të përqendrohen në reformat.

“Kufijtë në Ballkan janë të përcaktuara qartë, të njohura ndërkombëtarisht dhe nuk janë objekt i ndonjë kontestimi të rëndë. Ndryshimi i kufijve në Ballkanit nuk do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Siç e dimë nga përvoja e kundërta ndodh, përpjekjet për të ndryshuar kufijtë mund të jenë shumë destabilizuese. Ne i bëjmë thirrje politikanëve në rajon që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe ndarja, dhe në vend të kësaj të përqendrohen në raportimin e reformave themelore politike dhe ekonomike të nevojshme për ecurinë e integrimit të tyre në institucionet euro-atlantike.

Unë nuk jam në dijeni të ndonjë përpjekje serioze për të ndryshuar kufijtë në rajon. Ne shpresojmë dhe presim që liderët e rajonit do të vazhdojnë të kërkojnë mundësi për të adresuar çështjet të tilla si rritja ekonomike. Udhëheqësit duhet të punojnë së bashku për të reduktuar ndonjë tension etnik apo politik, dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në një mënyrë që tregon respekt për të drejtën ndërkombëtare”-shtoi zyrtari amerikan.