Aktuale

Flet vëllai i sulmuesit që hodhi granatë në Ambasadën amerikane

Dalibor Jaukoviq (43) është personi i cili mbrëmë e ka gjuajtur bombën e dorës në oborrin e Ambasadës amerikane në Mal të Zi, e që pastaj e ka hedhur veten në erë me shpërthimin e dytë, mëson “Vijesti” e Podgoricës.
Siç transmeton Gazeta Express, identitetin e Jaukoviqit e ka konfirmuar vëllai i tij, ndërsa obduksioni ka përfunduar.

Jaukoviqi ka jetuar në Podgoricë, ndërsa ka lindur në Kralevë të Serbisë.

Në vitin 1999, siç mund të shihet nga profili i tij në Facebook, ai është dekoruar me medalje për merita në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë të Republikës Federale të Jugosllavisë

Jaukoviq është shpërblyer për “angazhim të jashtëzakonshëm në ushtrimin e shërbimit dhe kryerjen e detyrave në mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut”, ndërsa e ka dekoruar presidenti i atëhershëm i RFJ-së Slobodan Milosheviqi.

Incidenti te Ambasada amerikane në Podgoricë ndodhi mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate./Gazeta Express/