ShowBiz

Flori Mumajesi festoi ditëlindjen, ky është urimi emocionues që mori

Flori Mumajesi festoi të shtunën 37-vjetorin e lindjes dhe pavarësisht se ai nuk është aktiv as në muzikë e as në rrjete sociale, nuk kanë munguar urimet publike nga miqtë e tij.

Në fakt grupi “Threedots”, ku Flori bën pjesë, vendosën të heshtnin njësoj si ai, përveç Klajdi Harunit, i cili ashtu si çdo vit i ka dedikuar mikut të tij fjalët më të emocionuese.

“Është shumë e rrallë të njohësh një njeri të tillë në jetë, me një shpirt kaq të madh me një mirësi që duket me kilometra. Është fat të punosh ditë e natë me ty, të mësosh çdo ditë, të kalosh momente nga më të trishtuarat tek më të bukurat, ditë më ditë. Unë do të mbetem gjithë jetën vëllai yt i vogël që të do shumë… Gëzuar ditëlindjen vëllai im… Rrugën e kemi të gjatë bashkë”, ka shkruar Klajdi.