Sport

Formacioni i ëndrrave i Lacazette: Nuk ka vend për Ronaldon (Foto)

Alexandre Lacazette ka përzgjiedhur formacionin më të mirë në histori të futbollit
Ylli i Lyonit, Alexandre Lacazette ka përzgjedhur 11 lojtarët më të mirë, ku pjesë e tij nuk është lojtari më i mirë në botë Cristiano Ronaldo.

Portugezi këtë vit pritet ta fitojë Topin e Artë të pestë, duke u barazuar me Messin, por kjo nuk i siguron atij një vend në formacionin e francezit.

Portën i besoi Gianluigi Bufonnit, ndërsa Mbrojtjen Alvesit, Umtitit, Ramosit dhe Marcelos.

Në mesfushë përzgjodhi treshen fantastike, Andres Iniesta, Zinedine Zidane dhe Ronaldisnho, ndërsa në sulm, Leo Messin, Thierry Henryn dhe Ronaldon (brazilianin). /Express/