Tech

Fotografi të “Golf 2”-shit më “simpatik” të prodhuar ndonjëherë

Volkswagen këtë javë do t’ia bëjë paraqitjen e parë publike gjeneratës së tetë të serisë ‘Golf’.

Miliona nga kjo seri janë shitur në mbarë botën, por ‘TopGear’ ka përzgjedhur ndër më “simpatikun” prej tyre, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për MK II GTI, i cili u lansua më 1984-ën. Ai posedon një motor katër-cilindërsh 1.8 litra, që ia mundëson t’i prodhojë 110 kuaj-fuqi.

Shpejtësia maksimale me të cilën lëviz ky prodhim i gjeneratës së dytë të ‘Golf’ është 210 km/h, përderisa arrin të kapë shpejtësinë 100 km/h për 7,9 sekonda.

Vitin e kaluar, të dhënat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, treguan se në vendin tonë gjithsej gjenden 24,202 copë ‘Golf 2’. /Lajmi.net/