Rajon & Botë

Franca me plan të ri për azil

Kryeministri francez, Edouard Philippe, paralajmëroi sot planin rreth asaj se si shteti do të luftojë ndaj një numri gjithnjë e më të madh të migrantëve, i cili parashikon përshpejtimin drastik të procedurave për vendosje rreth azilit.

Plani pritet që të shkurtojë kohën e nevojshme për procedurën e vendosjes së kërkesës për azil, derisa sjellja eventuale e këtij ligji të ri do t’i kontribuonte dëbimit më të shpejtë, transmeton KosovaPress.