Rajon & Botë

Frikë në Turqi, tërmeti sa 3-4 bomba bërthamore

Tërmeti i rënë në orët e para të ditës së sotme mes ishullit grek Kos dhe qytetit turistik të Bodrumit në Turqi vlerësohet të ketë çliruar një energji të barabartë me tre-katër bomba bërthamore si ajo që u lëshua mbi Hiroshima vlerësojnë ekspertët, përcjell Albeu.com.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë parë edhe dëmet reale të tij në Bodrum ku për shkak të tsunamit mjaft varka të vogla janë mbytur ose janë përplasur me molin duke shkaktuar dëmë.

Vlerësohet se tërmeti shkaktoi një dallgë 10 cm të lartë, e cila disa minuta më pas u përplas me bregun.

Deri më tani raportohen dy të vdekur dhe më shumë se 140 të plagosur. /albeu.com/

the authorE B