Lifestyle

Frizura e cila na ka entuziazmuar: Gërsheti në formë gaforreje – hit për të gjitha rastet (Video)

Me disa veprime të thjeshta bëni gërshetin gaforre – frizurë ideale për të gjitha rastet!

Gërsheti gaforre është variant i ri gjithmonë bishtalec i popullarizuar “hala peshku” – frizurë e preferuar të cilën e duan të gjitha gjeneratat.

Ju nevojiten: furqeta, llastikë për flokë, llak për flokë, krehri për shtrirje të flokëve, transmeton Telegrafi.

Veprimi:

▪ Flokët lini të lira, me krehër rrafshoni profilin dhe kaloni në njërën anë.

▪ Nëse keni balluke qitni në anën tjetër dhe lëshoni xhufka të shkurtra që lirisht të bien fytyrës.

▪ Flokët ndani në dy pjesë – pjesa e parë, më e vogël në fytyrë, ndërsa pjesa e dytë pas kokës

▪ Pjesën e pasme ndajeni në tri xhufka dhe secilën mbështilleni veç e veç. Përkohësisht forconi në mënyrë që të mos shthuren.

▪ Pjesën e parë, më të vogël, ndajeni në dy pjesë. Secilën pjesë njëherë mbështilleni veç, pastaj me njëra-tjetrën në mënyrë që të krijoni një xhufkë të mbështjellë trash.

▪ Edhe pjesën e pasme mbështilleni në një xhufkë. Pastaj pjesën e parë dhe pjesën e dytë mbështillni me njëra-tjetrën, me furqeta forconi flokët pas veshi, dhe në pjesën e fundit horizontalisht futeni në gërshet.

▪ Pjesën e fundit forcojeni me llastik për flokë, ndërkaq gërshetin spërkateni me llak dhe rregullojeni sipas dëshirës.

Këshillë:
Nëse nuk jeni të shkathët me bërjen gërshet të flokëve, pjesën e parë të mbështjellë dhe pjesën e dytë të flokëve te rrënjët veç lidhni me llastik, dhe vetëm atëherë filloni t’i mbështillni bashkë.

Kur të bëni gërshetin pritni të dy llastikat me gërshërë.

Shikoni se si mund të bëni gërshetin: