Shëndetësi

Frutat që duhet t’i shmangni gjatë shtatzënisë

Shtatzënia është periudha më delikate në jetën e femrës dhe bebes së palindur. Andaj, nëse jeni shtatzënë, është tejet e rëndësishme që t’i kushtoni shumë rëndësi përzgjedhjës së ushqimit që konsumoni.

Shtatzënia ndikon në sistemin tuaj imunitar, dhe iu ekspozon tek bakteret dhe viruset më shumë sesa normalja, juve dhe foshnjën tuaj. Ekzistojnë lloje të ndryshme frutash që duhet t’i eleminoni nga menuja juaj ditore gjatë shtatzënisë.

Këta fruta janë:

Papaya: Megjithëse me shije të mirë, ky frut përshpejton lindjen e bebes, gjë që shkakton abortin spontan dhe të padëshirueshëm. Kjo ngjanë për arsyen se Papaya është e pasur me latex, i cili njihet për nevojën e shpeshtuar të urinimet, ndërsa tek femrat shtatzëna paraqet edhe kontraktimet në traktin urinar.

Ananasi: Edhe për këtë frut, përgjigjja është JO. Ananasi njihet si njëri ndër frutat që zbut mitrën dhe organet gjenitale të femrës, prandaj gjatë shtatzënisë një situatë e tillë padyshim stimulon lindje të parakohshme.

Megjithatë, një sasi e vogël sa për shijim, nuk paraqet probleme dhe aq të mëdha.

Rrushi: Ngrënja e rrushit gjatë kësaj periudhe delikate të femrës është paksa kontraverse, për arsyen se disa profesionist sugjerojnë që ta largoni nga menuja juaj, disa të tjerë thonë se nuk preferohet për shkak të sprejeve anti-pesticide që hidhen mbi këtë frut.

Rrushi është i pasur me vitaminën A dhe C, por prapë se prapë duhet të konsultoheni me doktorin tuaj t’iu këshilloj për përmbajtjën e toksinave nga sperkatjet kundër pesticideve, shkruan onlymyhealth.com.

Sa i përket fruteve të tjera duhet të keni tejet kujdes gjatë pastrimit, dhe padyshim të largoni çdo herë pjesët e dëmtuara në to për shkak të baktereve të shumta që preferojnë të fshihen pikërisht në hapësira të tilla.

the authorE B