Aktuale

FSK mbetet institucioni më i besueshëm

Forca e Sigurisë së Kosovës, është ndër institucionet më të besueshme viteve të fundit. Kështu u tha në konferencën e shtatë “FSK dhe partnerët”, ku pjesëmarrës janë atashe ushtarak të shteteve mike dhe partnerëve strategjik.

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha tha se qëllimi i kësaj konference, është intensifikimi i bashkëpunimit me shtetet partnere.

E sa i përket çështjes së transformimit të FSK në forca të armatosura, Berisha tha se FSK e ka kryer punën e vet dhe se kjo tashmë është më tepër çështje politike.

Ndërsa gjenerali i FSK Rrahman Rama tha se roli i partnerëve ka ndikim të madh në avancimin e kapaciteteve të FSK -së.

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, tha se janë tëbefasuar me profesionalizimin e FSK-së./KosovaPress/