Rajon & Botë

Fundoset një anije turke e mallrave

Një anije turke e mallrave, është fundosur sot në ujërat e Libisë për shkak të motit të keq, ndërkohë që 6 persona nga ekuipazhi janë shpëtuar, kurse nuk dihet ende asgjë për fatin e 7 personave të tjerë.

Anija e mallrave “Tınaz Tepe”, është fundosur gjatë ankorimit në portin Misurata, si pasojë e kushteve atmosferike.

Sipas informacioneve, ekipet e rojës bregdetare kanë mundur të shpëtojnë 6 persona, ndërsa po vazhdon puna për kërkimin e 7 pjesëtarëve të tjerë të ekuipazhit, transmeton KosovaPress.