Aktuale

Fushë Kosovë: Vazhdojnë rastet e dhunës në familje, burri rrah gruan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka rrahur gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur viktimën femër K/Shqiptare-bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas verifikimit dhe intervistimit ka rezultuar se ka dy urdhëresa aktive nga gjykata Malishevë, dhe është dërguar në vuajtje të dënimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/

the authorE B