Sport

Futbolli në zi, vdes heroi i Argjentinës

Heroi i Argjentinës në Kupën e Botës 1986, Jose Luis ‘Tata’ Brown, ka ndërruar jetë, në moshën 62 vjeçare.

Një nga ikonat e triumfit të Argjentinës në Kupën e Botës, në Meksikë, ka ndërruar jetë.

Në vendlindjen e tij, në La Plata, Jose Luis ‘Tata’ Brown, ka ndërruar jetë, duke bërë që futbolli argjentinas të jetë në zi.

Legjenda argjentinase ka qenë duke u përballur me sëmundjen e Alzheimer tash e një kohë.

Brown, kishte shënuar golin e parë dhe të vetëm për kombëtaren e tij, në Kupën e Botës 1986, në fitoren 3:2 të Argjentinës kundër Gjermanisë perëndimore.