Sport

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare i del në mbrojtje presidentit të PAOK

Skandali në derbin e Greqisë në mes të PAOK dhe AEK, ku presidenti i skuadrës vendase u fut në fushë me revole rezultoi me ndërprerjen e kampionatit nga ana e qeverisë.

Ky rast është konsideruar skandal në mbarë botën e futbollit si nga analistët ashtu edhe nga sportistët.

Mirëpo i të njëjtit mendim nuk është edhe futbollisti i Shqipërisë, Ergys Kaçe, i cili i del në mbrojtje presidentit të ish-skuadrës së tij.

“Shumë vite më parë, në momentin më të vështirë në karrierën time, m’u gjende pranë dhe më ndihmove, si të ishe babai im! Për këtë arsye, në këto momente të vështira jemi të gjithë pranë teje!”, ka shkruar Kaçe.

Ky koment vjen duke rikujtuar problemet që Ergysi ka pasur në Greqi pas publikimit të fotos me logon e UÇK-së.

Kaçe është ende pjesë e PAOK edhe pse ka qenë i huazur në disa klube të tjera.