Sport

Futbollisti shqiptar i bashkohet Muriqit te Fenerbahçe

Vedat Muriqi duket se ka shkuar me këmbë të mbarë për shqiptarët te Fenerbahçe.

Sulmuesit të Kosovës te gjiganti turk mund t’i bashkohet edhe një tjetër futbollist shqiptar.

“Fanatik.com.tr” raporton se Fenerbahçe po shpreh interesim edhe për Pajtim Kasamin, përcjell lajmi.net.

Kasami pas disa aventurave ka gjetur ‘rehatinë’ në Zvicër, duke u paraqitur për Sionin.

27 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Bellinzona, Palermo, Fulham, Luzern, Olympiacos dhe Nottingham Forest.

Nuk ka dyshime, se Kasami me Muriqin te Fenerbahçe, do të krijonin një dyshe që do t’i sillte suksese skuadrës turke./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli