Lifestyle

Gabimet trashanike që një nuse NUK duhet të bëjë kurrë me flokët, ditën e dasmës

Nëse mendoni të ndryshoni ngjyrë, merreni këtë vendim një javë para ditës së dasmës.
Mund të eksperimentoni me modelet e ngjyrat e flokëve, sa të lodheni, por këtë gjë nuk duhet ta bëni kurrsesi disa muaj para ditës suaj më të rëndësishme: dasmës! Më poshtë do të listojmë gabimet trashanike dhe të pafalshme që një nuse bën me flokët në ditën e dasmës së saj.

Nuk vendos flokë shtesë
Sado volum t’u japë krehja flokëve, të gjithë parukierët pohojnë se disa shtesë flokësh do bëjnë që çdo model që qëndrojë më mirë ! Mos nënvlerësoni dhe mënyrën sesa të hollë duken flokët në foto, gjë që mund ta shmangni me shtesat e flokëve.

Nëse mendoni të ndryshoni ngjyrë, merreni këtë vendim një javë para ditës së dasmës, transmeton “Living.al”.

Mos lejoni që parukieri t’ju lajë apo t’ju presë flokët ditën e dasmës! Flokët duhen larë të paktën një ditë më parë, ndërkohë një prerje e re i shkon përshtat formës së kokës të paktën një javë më pas.

Veç saj fundet e flokëve të sapoprerë mund të jenë tepër të pabindur ndaj modelit që parkuieri ka ndërmend. Rekomandohet gjithnjë një hendek prej gjashtë muajsh nga hera e fundit e prerjes së flokëve deri ditën e dasmës.

Merrni vitamina biotin , sapo të planifikoni ceremoninë e dasmës.

Mos i lini eksperimentet për këtë ditë. Jepni aprovimin vetëm për gjërat që e dini që ju shkojnë.

Mos harroni modelin e fustanit ! Stiloni flokët në një mënyrë që t’ju shkojnë me prerjen e këtij të fundit.

Një qafë e mbyllur kërkon gjithmonë flokë të kapur, ndërkohë modelet e lëshuara shkojnë përshtat me fustanet e hapur e me shpatulla përjashtë.