Aktuale

Gafa e Thaçit, i drejtohet Veselit si kryeministër!

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas takimit të mbajtur me Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker bashkë me Komisionerin për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka dalë në një konferencë për media për të treguar temat e diskutuara.

Thaçi, më të përfunduar fjalimin e tij, ku u zotua për angazhim më të madh në zgjidhjen e çështjeve të pa përfunduara që po e pengojnë liberalizimin e vizave, shprehu falënderime ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli, veç se këtij të fundit ia ngatërroi pozitën institucionale duke i thënë “kryeministër”.

Kjo vizitë e treshes së BE-së po qëndron në Kosovë në ditën kur pritet që të votohet Demarkacioni me Malin e Zi dhe ka një seancë të jashtëzakonshme lidhur me këtë çështje që është lënë në pritje./Gazeta Blic/

the authorE B