Galaxy A5 2016, modeli i parë i Samsung që merr azhurnimin e dhjetorit

Google ka nisur me azhurnimin e sigurisë për dhjetor për pajisjet Nexus dhe Pixel, të cilat i mbështet direkt, por edhe Samsung dëshiron që shumë shpejt të marrë këtë lloj azhurnimi.

Duket pak befasuese, por telefoni i parë i kompanisë jugkoreane që merr azhurnimin më të ri është Galaxy A5 (2016) nga segmenti i mesëm.

Azhurnimi i dhjetorit tashmë ka arritur në Holandë, ndërsa në vendet tjera pritet të arrijë gjatë ditëve të ardhshme.

Me azhurnimin e ri prej 196MB, përdoret build A510FXXU4CQL1 dhe patch. Samsung thekson se përdoruesit do të hetojnë mbushje të përmirësuar si dhe performancë më të mirë në përgjithësi.