Aktuale

Garat ilegale të automobilave vazhdojnë në autostradat e Kosovës (Video)

Garat ilegale në rrugët e Kosovës nuk kanë të ndalur.

Pavarësisht një aksidenti të rëndë ditë më parë, adhuruesit e shpejtësisë nuk po ndalen me garat ilegale në rrugët e Kosovës.

Një garë e shpejtësisë është zhvilluar edhe sot në një pjesë të autostradës së re afër Veternikut.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se në garën mes Golfit të famshëm të Gogit, që ka fituar në garën e sivjetme “Drag Race”, dhe një Audi RS6, ka shumë shikues dhe se në anën tjetër të rrugës veturat ecin normalisht.


Gara ilegale by kohanet