ShowBiz

Gashi është nisur për në Kosovë

Gashi mezi pret të performoj edhe një herë para publikut në ‘Sunny Hill Festival’.

Gashi me anë të një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram ka bërë të ditur se tanimë vetëm orët e ndajnë prej rikthimit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

‘Sunny Hill Festival’ e cila starton qysh nga dita e sotme ka bërë bashkë një grup të madh artistësh të ‘kujdesen’ për atmosferën e të pranishmëve.

E njëri nga ta është edhe Gashi i cili do të performojë nesër në parkun e Gërmisë. Kujtojmë që reperi kishte paralajmëruar se me rikthimin në Kosovë do lansoj edhe albumin e ri. /Lajmi.net/