Sport

Gattuso: Humbje e turpshme ndaj Rijekës

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se humbja e skuadrës së tij ndaj Rijekës të enjten mbrëma në Evropa Ligë ishte e turpshme.

“Humbje e turpshme… duhet ta ndryshojmë mentalitetin”, ka theksuar Gattuso, transmeton Express.

Milan u mposht 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Evropa Ligë, e cila erdhi pas barazimit 2-2 të dielën ndaj skuadrës së fundit në Serie A, Beneventos.

Megjithatë, Milan kalon tutje në garat e Evropa Ligës.

“Kam një ndjesi se kur diçka negative ndodh, skuadra zhduket prandaj duhet të punojmë në këtë. Duket sikur lojtarët nuk janë në gjendje të reagojnë psikologjikisht. Duhet në ndryshojmë drejtimin sepse kështu nuk arrijnë askund”, ka shtuar ai. /Express/