Aktuale

Gaxherri: Veseli me spote ka hyrë në garë me estradën

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka komentuar spotet e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ajo krejt këtë e ka parë si një “fushatë” që Veseli po e bën për të përmirësuar imazhin e tij.

“Veseli ka nevojë për ndryshimin e imazhit të vet, qytetarët nuk e kanë njohur Veselin në asnjë funksion ose detyrë përjashtim të dyshimeve për udhëheqjen e SHIK-ut dhe ai ka nevojë të ndryshojë imazhin e tij”.

“Befasohem me Veselin që ka një punë me përgjegjësi dhe harxhon kohën duke bërë spote, ka hyrë në garë me estradën e Kosovës derisa legjislatura e këtij mandati është më e dobëta e mundshme”.

Gaxherri në Ora e Fundit në Klan Kosova ka pasur edhe disa kritika për kryeparlamentarin.

“Veseli nuk e ka merituar votën time, ai mungon shumë në Kuvend, dhe si pasojë shtyhen seancat, grumbullohen shumë pika, menaxhimi i seancës është gjithmonë jashtë Rregullores”.

“Veseli ka nevojë ta përmirësojë imazhin por këtë më së miri mund ta bënte duke qenë korrekt, serioz në punën e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës”.

the authorE B