Sport

Gazeta e madhe zvicerane pyet se a do të vazhdojë ecuria fantastike e Kosovës

Suksesi i jashtëzakonshëm i Kosovës ka bërë që shumë media të botës të merren me ‘Dardanët’.

Kombëtarja e Kosovës sot në ‘Fadil Vokrri’ pret Çekinë, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.

Mediumi më i madh zviceran ‘Blick.ch’, ka vendosur të kujtojë rekordin e Kosovës prej 14 ndeshjesh pa humbje.

Ky medium pyet nëse kjo ecuri do të vazhdojë, edhe pas ndeshjes me Çekinë.

“Humbja e fundit daton më 9 tetor 2017. Sot do të luajë në kualifikimet e Kampionatit Evropian ndaj Republikës Çeke? A mendoni se kjo seri do të vazhdojë”, shkruan “Blick”./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli