Aktuale

Gazeta serbe shkruan se sa proamerikan janë shqiptarët

Shqiptarët e Kosovës janë shumë falënderues SHBA-së, kështu, kjo dëshmohet në pagëzimet e rrugëve me emrat e personaliteteve të tyre, ngritjen e përmendoreve, si dhe ngritjen e flamujve të SHBA-së nëpër rrugët e sheshet e qyteteve.

Kështu ndodhi edhe me pjesën e vizitës që nënkryetari i SHBA-së, Joe Baiden vizitoi autostradën që lidh Ferizajn me Gjilanin e që mban emrin e të birit të tij të ndjerë, Bo Baiden, i cili kishte shërbyer pas luftës në Kosovë, kontributi i të cilit ishte tejet i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve në fushën e drejtësisë, shkruan sot gazeta beogradase Blic, transmeton RTK.

Por, për t’u mos u mjaftuar me kaq, thekson gazeta beogradase, Prishtina, përveç Bo Baidenit, ka përkujtuar e nderuar edhe personalitete tjera, si p.sh. ish presidentin amerikan, Bill Klinton, të cilit i është ngritur përmendore në një nga sheshet e kryeqytetit, në nderim të gjithë asaj që ka kontribuar për Kosovën.

Veç këtyre personaliteteve, në Prishtinë e më gjerë, ka edhe të tjerë emra e objekte, që simbolizojnë ShBA-në, fjala vjen, statuja e Lirisë e Nju Jorkut, e vendosur në hotelin Victoria, emra dyqanesh, etj.