Aktuale

Gecaj për Kadaj-Bujupin: Do të mbahet mend si ‘qura’

Bajram Gecaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ironizuar me deputeten e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, për të cilën ka thënë se do të mbahet mend si ‘qura’.

Gecaj ka shkruar për një muhabet që kishte me Ahmet Isufin e AAK-së, derisa Kadaj-Bujupi ishte ende anëtare e kësaj partie. Gecaj e kishte sugjeruar Isufin që më mirë do të ishte që gazin lotsjellës ta hedh ndonjë nga burrat e AAK-së, e jo një grua, transmeton lajmi.net

Gjithnjë sipas Gecajt, Isufi i ka thënë se “Donika do të hyjë në histori si ‘shota’”.

“Ja ktheva me një reagim paksa komik duke i thënë: nëse vazhdon kështu, nuk do të mbahet mend ajo si ‘shota’ por si ‘qura’!”, ka shkruar Gecaj në facebook.

Reagimi i plotë i Gecajt në lidhje me një deklaratë të deputetes Kadaj-Bujupi, transmeton lajmi.net

SHOTA APO QURA

Bisedën që e kam bërë kohë më parë nuk do ta bëja të njohur për shumë arsye, por veprimet e deputetes Donika Kadaj- Bujupi në Kuvend, dhe sidomos ofendimi i paskrupullt që ma bëri ajo ditë më parë, duke më kualifikuar si keqpërdorues fondesh, bile edhe të sëmur psikik ma ndërruan mendjen. Kështu, para disa kohësh, pas një debat televiziv ku ishte edhe Ahmet Isufi, në bisedë e sipër me sinqeritetin më të madh i sugjerova, me kritikë, se ata po e degradonin Donika Kadaj-Bujupin, duke e detyruar të hedh gaz lotsjellës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Konkretisht i thash se:

– nëse vërtetë duhej hedhur gaz, më mirë do të ishte ta bënin këtë meshkujt e partisë se sa një grua e martuar dhe një nënë.

Ai ma ktheu me dozë krenarie:

– nuk është ky degradim, por Donika do të hy në histori si “shota”;

Ja ktheva me një reagim paksa komik duke i thënë:

– nëse vazhdon kështu, nuk do të mbahet mend ajo si “shota” por si “qura”!

Kohëve të fundit po bindem gjithnjë e më shumë se veprimet e saja ka mundësi mos të ishin të imponuara, por se individët me karakter si ajo vërtetë rrojnë në veprime të tilla të dhunshme e anarkike.