Sport

Genesio po largohet nga Lyon, legjenda franceze favorit për stolin e skuadrës

Në mënyrë të papritshme, Bruno Genesio ka konfirmuar se do të largohet nga Lyon në fund të këtij sezoni.
Skuadra franceze pati paraqitje shumë të mira nën udhëheqjen e Genesio, duke shënuar rezultate të mira edhe në Ligën e Kampionëve.

Bruno ishte nga të rrallët që arriti të dilte i pamposhtur në dy takime radhazi kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolas.

Gjithsesi, gjatë javës së kaluar mediet franceze raportuan se trajneri ka vendosur për largimin, pasi sipas arsyetimeve të tij, ai ka ndjerë sikur nuk është i pëlqyer në skuadër, dhe nuk dëshiron që të mbaj negativitet në rrethin e lojtarëve.

Pas këtyre deklaratave, është legjenda franceze, Patrick Vieira, ai i cli duket se do të marrë drejtimin e Lyon.

‘Le Parisien’ shkruan se Vieira është favoriti për postin e trajnerit të Lyon, pas largimit të Genesios në fund të sezonit, transmeton lajmi.net.

Dikur mesfushori i Arsenal tashmë është në pozitën e trajnerit tek skuadra e Nice, dhe po synon drejtimin e Olympique Lyon.

Në konkurrencë me Vieira do të jetë Christopher Galtier i skuadrës së Lille dhe Marcelo Gallardo i River Plate.

Bruno Genesio ka qenë nën drejtimin e Lyon që nga dhjetori i vitit 2015. Ai gjithashtu kishte kaluar një dekadë me skuadrën si lojtar, gjatë viteve 1985 – 1995. /Lajmi.net/