Arsim & Kulturë

Gentiana Uruqi zgjidhet kryetare e Unionit të Studentëve të AAB-së

Pas një procesi transparent zgjedhor, të zhvilluar nga studentët, u zgjodh kryesia e re e Unionit të Studentëve të Kolegjit AAB.

Përfaqësuesit e zgjedhur nga të gjitha fakultetet në të tre degët e Kolegjit AAB, në mbledhjen konstituive të mbajtur me 06 shkurt 2020, zgjodhën drejtuesit e këtij organi të pavarur i cili do të ketë mandat dy vjeçar.
Në dy vjetët e ardhshme në krye të Unionit të Studentëve të AAB-së, do të jetë studentja Gentiana Uruqi, studente e Fakultetit të Administratës Publike. Unioni ka zgjedhur edhe nënkryetarët për të tre degët: nënkryetar për Prishtinë u zgjodh studenti Rinor Murati nga Fakulteti i Gjuhës Anglez, Erëza Selimi nga Fakulteti i Shkencave Sociale u zgjodh nënkryetare në degën e Ferizajt si dhe Diellza Hakaj nga Fakulteti i Gjuhës Angleze, u zgjodh nënkryetare për degën e Gjakovës.


Kryetarja e deritanishme e Unionit të Studentëve të Kolegjit AAB, Flaka Vitaku, uroi të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur studentorë duke i përkujtuar se kjo është një përgjegjësi shtesë për ta. “Për mua ka qenë privilegj dhe përgjegjësi. Këtë periudhë do ta mbaj mend si një rrugëtim të bukur dhe eksperiencë të paharruar.”, tha Flaka.
Ndërsa kryetarja e sapo zgjedhur Gentiana Uruqi, falënderoi të gjithë kolegët që e votuan dhe tha se si Union do të punojmë shumë që të ngritemi edhe më shumë dhe të jemi lider siç kemi lider Kolegjin AAB në arsimin e lartë në vend.


Unioni i Studentëve të Kolegjit AAB do të ketë 22 anëtarë, përfaqësues të të gjitha njësive akademike. Vlen të theksohet se edhe këtë herë procesi i votimit për zgjedhjet studentore ishte i veçantë sepse u realizua online dhe rezultatet e votimeve janë shfaqur në kohë reale gjatë tërë procesit.

the authorGazetaKNN