ShowBiz

George Michael ndërron jetë në moshën 53 vjeçare

Mbrëmjen e së dielës paqësisht në shtëpinë e tij, në moshën 53 vjeçare ka ndërruar jetë këngëtari i famshëm britanik, George Michael, bën të ditur një përfaqësues i këngëtarit.

“Me një pikëllim të madh e konfirmojmë humbjen e birit tonë të dashur, vëllaut dhe shokut tonë George, i cili vdiq paqësisht në shtëpi gjatë periudhës së Krishtlindjeve”, ka thënë publicti.

“Familja do të kërkojë që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë të vështirë dhe emocionale. Nuk do të këtë asnjë koment më tej në këtë fazë”, ka shtuar publicisti.

‘Thames Valley Police’ tha se vdekja e yllit britanik ishte “e pashpjegueshme, por jo edhe e dyshimtë”.

Georgios Kyriacos Penayiotou, i njohur profesionalisht si George Michael, ishte një këngëtar britanik, kompozitor dhe producent, i cili karrierën e tij e filloi në vitet 1980-ta bashkë me artistin tjetër Andrew Ridgeley, duke formuar dyshen “Wham”, ndërsa më vonë vazhdoi si solo këngëtar.