ShowBiz

Getoar Selimi tregohet romantik para dasmës, ka një ‘surprizë’ për Marinën (Foto)

Siç duket, dashuria mes Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës po rritet çdo ditë e më shumë, shkruan Gazeta Blic.

Të paktën, kaq sa po e bëjnë publike vetë Selimi e Vjollca. Tani që i është afruar edhe koha se kur do ta kurorëzojnë dashurinë mes njëri-tjetrit, Getoar Selimi ka filluar ta mbushë me lule të dashurën e tij, që shumë shpejt do të bëhet gruaja e tij.

Ai në rrjetin social ‘Instagram’ ka publikuar një fotografi teksa po e mbante në dorë një trëndafil ngjyrë të verdhë. Selimi nuk ka shtuar ndonjë përshkrim, por në sfond shihet një buqetë përplot lule që duket t’i ketë shkurtuar dhe t’i ketë vendosur në një vazo.

Dyshja pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre, më 10 shtator 2017, në Prishtinë.

the authorE B