Sport

Giggsi i thotë lojtarit të largohet nga Chelsea

Ryan Giggs është i shqetësuar me lojtarët e Uellsit.
Trajneri i Uellsit, Ryna Giggs, ka kërkuar nga disa lojtarë të ndërrojnë skuadër në afatin kalimtar veror.

Legjenda e Manchester United që tani është në stolin e kombëtares uellsiane, ka kërkuar nga Ethan Ampadu që të largohet nga Chelsea, përcjell lajmi.net.

Giggs dëshiron që mbrojtësi i talentuar të largohet nga skuadra londineze, që të fitojë më shumë eksperiencë.

Trajneri i Uellsit i ka thënë Ampadus që të huazohet te ndonjë skuadër tjetër, në mënyrë që të rritet më shumë si lojtar dhe ta sigurojë në të ardhmen një vend në formacionin startues te Chelsea. /Lajmi.net/