Shëndetësi

Gishtërinjtë i keni të ftohtë, nuk është aspak shenjë e mirë

Gishtat e ftohtë në duar dhe në këmbë më shpesh shfaqen te femrat.

Nëse një gjendje si kjo ju ndodh shpesh, atëherë keni probleme serioze shëndetësore.

ANEMIA

A ndjeni edhe simptoma të tjera, si lodhje, dhimbje të kokës dhe plogështi, kontrolloni nivelin e hekurit në gjak, sepse hekuri është përbërësi kryesor i hemoglobinës që gjakut ia dhuron ngjyrën e kuqe.

DIABETI

Të ftohtët, si dhe të dridhurat në shuplakat e dorës mund të jenë shenjat e para të diabetit. Diabeti lë pasoja në gjakrrjedhje, si dhe në sistemin nervor, prandaj shpesh përcillet me këto simptoma. Jeni gjithmonë të ndjeshëm, hani shumë e nuk trasheni apo dobësoheni? Detyrimisht kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.

STRESI

Edhe stresi mund të jetë shkaktar i duarve dhe këmbëve të ftohta. Në fakt, sekretimi i adrenalinës, hormon që prodhohet në nëngjëndrat e veshkave që tkurrin enët e gjakut, e qarkullimi është më i dobët, prandaj edhe duart dhe këmbët janë më të ftohta.