Aktuale

Gjakovarja tenton të vetëvritet duke u hedhur nga kati i gjashtë, lëndohet rëndë

Mëngjesin e sotëm një grua 32 vjeçare ka kërcyer nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjakovë. E njejta ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas trajtimit në spitalin e Gjakovës është dërguar për në QKU, raporton Gazeta Express.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga policia e Gjakovës, duke thënë se viktima 32 vjeçare ka rënë nga kati i gjashtë.

“Me datë 02.03.2018 në ora 09:10 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se në rrugën ,, Nëna Terezë” një person i gjinisë femrore kishte rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese.Menjëherë policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se viktima V. U e moshës 32 vjeqare kishte rënë nga ballkonini katit të gjashtē”, tha Podrimaj për Express.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore në boshtin kurrizor dhe në unazat e qafës. Pas ndihmës që i është dhënë në spitalin rajonal ,, Isa Grezda” në Gjakovë e njëjta është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Burime të Gazetës Express kanë njoftuar se kjo grua kishte mbyllur derën e banesës dhe derisa bashkëshorti i saj ka shkuar në veturë për ta marrë çelësin, ajo ishte hedhur nga kati i gjashtë.

Nuk dihen motivet që çuan deri te kjo ngjarje, policia në Gjakovë po vazhdon me hetime për të kuptuar rrethanat e këtij rasti./Gazeta Express