Lifestyle

Gjashtë metoda që grimi juaj të zgjasë gjithë ditën

Më poshtë do t’ju japim disa këshilla të thjeshta, në mënyrë që ta bëni make up-in të zgjasë për orë të tëra.
Vajza, grimi është padyshim një nga gjërat më të rëndësishme për ne femrat. Idealja do të ishte që ai të qëndronte gjatë, në mënyrë që të mos e aplikonin disa herë në ditë.

Por, kjo varet shpesh nga cilësia e makeup-it që përdorni.

Më poshtë do t’ju japim disa këshilla të thjeshta, në mënyrë që ta bëni make up-in të zgjasë për orë të tëra.

Mbajeni lëkurë të pastër

Në mënyrë që grimi të zgjasë më shumë, ju duhet ta mbani lëkurën e pastër. Qelizat e vdekura të lëkurës dhe sipërfaqja e saj me vaj mund ta zbehin fondatinën. Kështu, duhet të aplikoni ndonjë mbrojtës ose hidratant para se të aplikoni fondatinën. Nëse e aplikoni në lëkurë të thatë, ajo bie brenda pak orësh.

Përdorni një primer

Një primer vepron si një bllok midis lëkurës dhe fondatinës. Përthith yndyrën e lëkurës dhe e lejon atë të marrë frymë. I jep po ashtu edhe një ton të lehtë lëkurës.

Fondantina është baza

Baza e makeup-it është fondatina, ndaj duhet ta aplikoni shumë mirë me një furçë sintetike, shkruan femina. Shtypeni butësisht në mënyrë që të fiksohet siç duhet dhe të qëndrojë sa më gjatë. Duhet të përdorni një lloj pudre pluhur ose me cilësi të mirë, sepse ajo arrin ta mposhtë edhe djersën.

Lagini buzët para se të aplikoni buzëkuqin

Buzëkuqët me shkëlqim nuk qëndrojnë gjatë dhe në këto kushte, ato që janë mat janë alternativa më e mirë. Por, para se ta aplikoni në buzë, sigurohuni që t’i lagni ato fillimisht me pak ujë. Mund t’i ruani edhe në frigorifer, sidomos në ditët e nxehta.

Bëjeni bojën e vetullave të qëndrojë më gjatë

Në mënyrë që boja konturuese e vetullave të qëndrojë me gjatë, aplikoni një shtresë dhe më pas lëreni të thahet. Pastaj aplikoni një shtresë të dytë dhe kështu ajo do të rezistojë gjatë gjithë ditës.

Akull për një make up rezistent në dimër dhe verë

Kjo këshillë është që grimi të qëndrojë gjatë (kryesisht për fytyrat e yndyrshme dhe jo vetëm).

Pasi të keni larë fytyrën tuaj si zakonisht me scrub apo larësin tuaj të zakonshëm, thajeni mirë (shpëlarjen bëjeni me ujë të ftohtë), pas pesë minutash me një kub akulli masazhojeni fytyrën për tre minuta.

Kjo do të sjellë një forcim të fytyrës dhe balancim të yndyrës. Të jeni të sigurt që makiazhi do t’ju qëndrojë më gjatë. /rtk/