Aktuale

Gjenden pajisje ushtarake në hyrje të një ndërtese

Ankuesi ka raportuar në Polici se në hyrjen e ndërtesës se tij ka gjetur disa pajisje ushtarake.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një antiplumb një helmetë si dhe një çantë të gjitha ngjyrë të gjelbër (ushtarake). Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Antigona Fazliu” në Prishtinë ndërsa në vendin e ngjarjes për shkaqe sigurie kanë dalë Njësiti i EDDO të Policisë, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë për ndonjë mjet shpërthyes./KosovaPress/