Aktuale

Gjendet i mbytur në kanal një 66-vjeçar në Himarë

Një person është gjetur i mbytur në një kanal në Himarë. Policia bën me dije se viktima është një 66 vjeçarë por pa dhënë të plotë identitetin e tij.

“Rreth orës 07:36, në fshatin Borsh të Himarës është gjetur i mbytur në një kanal, shtetasi L.A., rreth 66 vjeç, banues në Borsh”,- thuhet në njoftim.

Nga dëshmitë e familjarëve, ky shtetas vuante nga shëndeti mendor dhe i kishte humbur kontaktet me familjarët që para 3 ditësh, pasi ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

the authorE B