Kuriozitete

Gjendet një vajzë duke jetuar me majmunët në Indi

Një vajzë tetë vjeçare është gjetur teksa jetonte me majmunë në Indi. Sipas raportimeve të mediave lokale, ajo është e paaftë për të ecur apo folur si një njeri.

Fëmija, i cili thuhet se komunikon me gjeste dhe ecën në të katër këmbët, u gjet nga policia në një pyll të largët në Bahraich, Indi veriore.

Ajo tashmë është quajtur ‘vajza Mogli’ për shkak të ngjashmërive të saj me Moglin nga tregimi i Librit për Xhunglën, përrallë e shkrimtarit Rudyard Kipling.

Autoritetet thonë se ajo jetonte pa frikë në mesin e majmunëve, në afërsi të kufirit me Nepalin.

Ata janë ende duke u përpjekur për ta zbuluar se kush është ajo, dhe për sa kohë ajo ka qenë në egërsi.