Aktuale

Gjendet një i vdekur në oborrin e vëllait në Kaçanik

Një person nga Kaçaniku në rrethana të pa njohura është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Në trupin e viktimës nuk vërehen gjurmë vetëm disa lëndime në fytyrë që dyshohet të jenë shkaktuar gjatë rrëzimit në tokë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./KosovaPress/