Aktuale

Gjendet i pajetë 53-vjeçari, dyshohet të jetë vetëhelmuar

Trupi i pajetë i një 53-vjeçari është gjetur nga patrulla e policisë së Durrësit, rreth orës 10.35, në vendin e quajtur “Hidrovori”.

Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk janë evidentuar shenja dhune. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur në xhep një kokërr fotoksinë.

Hetimet paraprake dyshojnë se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike dhe mund të jetë vetëhelmuar.

Vijojnë hetimet nga grupi hetimor dhe ekspertë mjeko-ligjor në përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes me daljen e aktit të ekspertimit.