Aktuale

Gjendet trupi i groposur në Suharekë

Policia ka njoftuar se në komunën e Suharekës është gjetur një trup i groposur

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve që ka kryer dje lidhur me një rast që ka ndodhur me datë 06.10.2016 rreth orës 13:00 në komunën e Suharekës në ”Oraq” është gjetur një trup i pajetë, i groposur.

”Pas hetimeve lidhur me rastin me 27.12.2016 në vendin e quajtur “Oraq” është gjetur një trup i pajetë, i dekompozuar dhe i groposur”, njofton policia.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.