Aktuale

Gjendet i vdekur 11 vjeçari nga vërshimet në Maqedoni

Njëmbëdhjetë vjeçari Ivan nga Stajkovci që dje u lajmërua si i zhdukur në vërshimet është gjetur i vdekur, informuan nga policia, transmeton TetovaSot.

Sipas të dhënave të fundit, prej atje po gjurmohet edhe pas një foshnje 14 muajshe, e cila gjatë kohës së vërshimeve ka qenë në veturë së bashku me babain e saj. Babai ka arritur që të shpëtoj. Nga policia informuan se për momentin nuk kanë informacione për persona tjerë të zhdukur, por nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe paraqitje të tjera për të zhdukur.