Kuriozitete

Gjëra të padëgjuara më parë për Napoleon Bonapartën

Napoleon Bonaparti është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota, por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës.

Napoleon Bonaparti është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota, por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës. Është njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers, që sipas historianëve ka aftësinë të joshë turmat dhe të sfidojë rendin ekzistues.

1. Napoleon Bonaparti jetoi 51 vjet e 10 muaj e 11 ditë. Ai lindi më 15 gusht 1769 në Ajacio dhe vdiq më 5 maj 1821 në ishullin e Shën Helenës, në Britaninë e Madhe. Edhe pse pati një jetë mjaft të shkurtër, ai ka qenë nga njerëzit që ndryshoi rrënjësisht rendin evropian politik dhe social.

2. Napoleon Bonaparti ishte i gjatë vetëm 1. 52 metra, duke qenë kështu një ndër perandorët më të shkurtër në historinë e Evropës. Por kjo ishte edhe një tjetër arsye e famës së tij të madhe.

3. Napoleon Bonaparti gjatë karrierës së tij drejtoi 72 beteja në vende të ndryshme të Evropës. Një numër rekord ky duke pasur parasysh se vetëm një numër i vogël betejash u humbën. Ndërsa fatale ishte vetëm një ajo e Vaterlosë. Nëse Napoleoni shquhet si vizionar politik, e njëjta gjë mund të thuhet dhe për artin e tij të luftimit. Për teoricienët e artit të luftës, Bonaparti bëri revolucion dhe në luftë.

4. Napoleoni është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës. Është njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontrovers, që sipas historianëve ka aftësinë të joshë turmat dhe të sfidojë rendin ekzistues.

5. Një nga faktet më interesante të kohës është një letërkëmbim i gjerë mes letrash të Napoleon Bonapartit dhe Ali pashë Tepelenës. Sipas studiuesve, korrespondencat mes tyre ishin ngrohta. Bonaparti i ofron atij ndihmën ushtarake dhe njerëzore, por edhe këmbimet ekonomike, diplomatike. Nga ana e tij edhe Aliu, i ofrohet Bonapartit që do të qëndrojë besnik në marrëdhënie, që do të jetë shumë i afërm, që do të plotësojë dëshirat e tij.

6. Thënie më e rëndësishme për Ali pashë Tepelenën dhe Napoleon Bonapartin është ajo e shkrimtarit të madh francez, Viktor Hygo. “Si tigri pranë luanit, si shqiponja pranë skifterit, ashtu qëndronte dhe Ali Pasha pranë Napoleonit”, shkruan në librat e tij një nga shkrimtarët më në zë francez të të gjitha kohërave.

7. Pija e preferuar e Napolonit ka qenë kafeja. Sipas historianëve pinë gjithmonë në drekë dhe në mbrëmje. Ndërsa alkool shumë pak. Kishte vetëm një lloj vere të preferuar, “Lo chambertin”, nga e cila merrte sasi të mëdha edhe kur ishte në fushime ushtarake. Ndërsa urrente çdo lloj ilaçi që mund t’i jepnin mjekët edhe kur duhet t’i pinte për t’u shëruar.

8. Napoleoni njihej si një adhurues i femrave dhe i dashurisë. Veç dy grave ka pasur edhe pesë të dashura të njohura botërisht. Me këto gra ai veç historive të dashurive kanë lënë pas edhe disa pasardhës. Janë gjetur shumë nga letrat që Napoleoni u dërgonte të dashurave të tij. Një ndër dashuritë më të mëdha të jetës së Napoleonit ishte Marie Ëaleëska, një konteshë e bukur polake që Napoleoni e takoi kur pushtoi Varshavën, më 1807. Ata patën një djalë, Aleksandrin, i cili në vitin 1810 u njoh legjitimisht nga Napoleoni. Nga të gjitha të dashurat e tij, vetëm Ëalëska e vizitoi Napoleonin në ekzilin në Elba.

9. Testamentin e tij, Napoleoni e përfundon në këtë mënyrë “Pas vdekjes time, e cila nuk është shumë larg, dëshiroj ta hapni trupin tim. Dëshiroj ta nxirrni zemrën time, ta vini në një kuti dhe ta çoni në Parmë te e dashura ime Maria Luiza… Ju preferoj ta kontrolloni barkun tim shumë me kujdes. Për këtë të bëni raport të saktë dhe të hollësishëm dhe t’ia jepni djalit tim… Ju porosis që të mos lëshoni asgjë në këtë shqyrtim”.

10. Napoleoni vdiq më 5 maj 1821 në duart e priftit Ange Vignali. Ai kishte kërkuar të varrosej në brigjet e Senës, por u varros në “luginën e shelgjeve” të ishullit të Shën Helenës në një varr të pashënuar.