Rajon & Botë

Gjermani, shtatë të vdekur pas kalimit të stuhisë Herwart në Evropën Qendrore

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga një stuhi që ka goditur sot Evropën Qendrore duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokuar qarkullimin rrugor dhe hekurudhor, sipas shërbimeve të shpëtimit.

“Në Gjermani, policia ka rishikuar në rritje bilancin e viktimave duke njoftuar për tre të vdekur. Një 56-vjeçar, i plagosur rëndë si pasojë e mbytjes së anijes së tij në detin e Peenestrom ka humbur jetën nga plagët”, theksoi një zëdhënës i policisë.

“Një grua 48-vjeçe u vra në të njëjtin aksident dhe një pasagjer tjetër, 48 vjeç rezultoi i zhdukur”. sipas të njëjtit burim.

Në Hamburg, në veriperëndim të Gjermanisë disa rrugë janë përmbytur, veçanërisht në lagjen e tregut të peshkut, në afërsi të Elbe.

Disa linja hekurudhore janë ndërprerë në veri të vendit, sipas kompanisë hekurudhore të Deutsche Bahn që parashikoi një rikthim në normalitet që prej sot pasdite.

Stuhia, e quajtur “Herwart” ka shkaktuar gjithashtu dy viktima në Republikën Çeke si pasojë e rrëzimit të pemëve.