Aktuale

Gjersa kryente punime në pronë, gjen 25 granata dore

Dje në Kaçanik, një person ka lajmëruar policinë pasi i njejti gjatë punimeve në pronën e tij kishte hasur në disa mjete të dyshuara eksploduese.

Njësia për deminim e Policisë së Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e 25 granatave të dorës, 11 mina anti-këmbësorike, 3 detonator dhe 1 ndezës hundor për mortajë të dorës.

Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjete të dyshuara eksploduese dhe kanë filluar gërmimin, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /GazetaExpress/