ShowBiz

Gjiko bëhet me jaht

Asdren Gjikolli vitin e kaluar ka pasur një numër të madh të koncertesh dhe ka sjell disa projekte muzikore.

Ai gjithashtu u bë prindër së bashku me bashkëshorten, Elita Rudin, të cilët djalin e pagëzuan me emrin Zëri.

Reperi pejan është i njohur edhe për një jetë mjaft aktive dhe luksoze që bën, ku përfshihen edhe pushimet.

Gjiko së fundi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet një jaht i vogël.

“Fluturo. Jahti i bardhë. 900 kuaj/fuqi”, ka shkruar ndër të tjerash gjersa e ka përshkuar anijen.

Ndryshe, Asdreni është duke punuar në këngë të reja dhe do të mbajë disa koncerte gjatë verës.