Aktuale

Gjilan, e rrah sepse nuk ia ktheu borxhin me kohë

Policia raporton se dje rreth orës 8:10, pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, një person ka goditur me mjet të fortë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Një person është arrestuar të martën në Gjilan pasi dyshohet se e ka rrahur viktimën në orët e mëngjesit në Gjilan.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari për sulm është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.