Aktuale

Gjilanasi rrah babain dhe fyen zyrtarët policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin mashkull, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull-babanë e tij.

Gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar të zbatojë urdhrat e zyrtarëve dhe ka fyer zyrtarët policorë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan./KosovaPress/