Rajon & Botë

Gjithçka përmbyset nga sondazhet e fundit në garën për president të SHBA-ve

Pas votës së britanikëve pro Brexit, duket se ajo e amerikanëve pro miliarderit Donald Trump President i SHBA-ve, do të jetë shkundja e radhës që do ti jepet rendit botëror. Sondazhet më të fundit tregojnë qartë se, miliarderi njujorkez Trump ka kaluar në avantazh përballë demokrates Hillary Clinton.

Është kompania e sondazheve Rassmussen ajo që ka publikuar sonadazhet më të fundit të cilat tregojnë qartësisht trendin e ri të votës amerikane e cila në tërësinë e vet nisur edhe nga primaret ka treguar që deklaratat dhe qëndrimet e forta të Trump i kanë joshur më shumë se politikat liberale të znj. Clinton.

Rezultatet janë publikuar edhe në faqjen zyrtare në Facebook të Trump dhe kjo përmbysje i njihet si e tillë votës së të pavendosurve.

E në të njëjtën kohë ky sondazh përfaqëson edhe një lajm aspak të mirë për Shqipërinë e cila sot e gjithë ditën falë deklaratave të papërgjegjshme të kryeministrit Edi Rama që për hir të ëndrrës së të qenit një “lider botëror” çuditi botën kur doli haptazi kundër Trump në Shtëpinë e Bardhë.