“Gjithmonë bashkë, jemi një”, Luana publikon imazhe të veçanta me Marinën nga dasma e saj (Foto)

Dasma e prezantueses Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi zgjoi shumë pluhur gjithandej në media.

Nuk la pa u komentuar asgjë, që nga dukja e Marinës si nuse e deri tek të ftuarit VIP, të cilët shijuan në maksimum atmosferën në një nga dasmat më të përfolura të vitit, shkruan Telegrafi.

Marina u bë kështu një nuse kosove, duke i lëshuar rendin për martesë motrës tjetër të vogël, Luanës.

Kjo e fundit gjithashtu mori vëmendjen e mediave me dukjen e saj vezulluese në dasmën e motrës.

Së fundmi, Luana ka publikuar disa imazhe të veçanta nga dasma, ku shfaqet bashkë me Marinën gjatë kohës sa vallëzonin në mes të pistës së vallëzimit.

Me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe dukje elegante, motra Vjollca dukeshin vezulluese pranë njëra tjetrës.

Janë disa fotografi që Luana ka publikuar në Instagram, ndërsa në mbishkrimin e gjithë secilës prej tyre ka shkruar fjalë, të cilat të mbledhura së bashku formojnë fjalinë: “Gjithmonë bashkë, jemi një”.

Dhe në fakt, si në çdo dalje televizive, ashtu dhe çdo kund tjetër, ato janë të pa ndara nga njëra-tjera, dhe imazhet në fjalë e përshkruajnë më së miri një dashuri të pafundme mes motrash. /Telegrafi/

Gjithmone..

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Bashke!

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Nje.

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on